Shembet tavani i një dhome, ka të lënduar

  • A.P /
  • 08 January 2023 - 16:17
Shembet tavani i një dhome, ka të lënduar

Pasi një tavan u shemb në një dhomë hoteli në qytetin Sarikamis, 32 persona janë lënduar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”

Ngjarja ndodhi në provincën verilindore të Karshit të Turqisë.

Mediat turke raportojnë se aksidenti ka ndodhur gjatë kohës kur po shihej një dokumentar kushtuar betejës së vitit 1914 mes ushtrive osmane dhe asaj ruse.

Anadolu shkruan se 23 persona kanë lënë spitalin, ndërkohë pjesa tjetër ndodhet e shtruar. Policia po vijon zbardhjen e shkaqeve të këtij incidenti të rëndë.

(Kosova Sot Online)