Një pjesëtar i KFOR-it gjendet pa ndjenja në Brezovicë

  • A.P /
  • 08 January 2023 - 16:57
Një pjesëtar i KFOR-it gjendet pa ndjenja në Brezovicë

Në Qendrën e Skijimit në Brezovicë, raportohet se një pjesëtar i KFOR-it misionit paqeruajtës të NATO-s, është gjetur pa ndjenja, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli,  tha se ai është nën përkujdesje mjekësore, pasi ekipet e emergjencës shkuan shpejt në vendin e ngjarjes.

“Sot , rreth orës 15:20 Policia e stacionit në Shtërpcë ka pranuar një informacion se një pjesëtar i KFOR-it, në Qendrën e Skijimit në Brezovicē, mbi hotelin “Molika”, është i shtrirë pa ndjenja. Ekipet e Emergjencës kanë arritur shpejtë në vendin e ngjarjes dhe i kanë ofruar ndihmën e parë mjekësore dhe është nën përkujdesje mjekësore”, tha Veseli.

Për rastin janë njoftuar edhe ekipet emergjente të KFOR-i. Ato, Veseli thotë se “pritet të dalin në vendin e ngjarjes”.

(Kosova Sot Online)