Ja pse Izraeli ia revokon lejen e udhëtimit ministrit palestinez

  • A.P /
  • 08 January 2023 - 17:40
Ja pse Izraeli ia revokon lejen e udhëtimit ministrit palestinez

Ministri i Jashtëm i autoritetit palestinez tha se Izraeli i ka revokuar lejen e udhëtimit, pjesë e një sërë masash ndëshkuese kundër palestinezëve, të njoftuara të premten nga qeveria e re e vijës së ashpër të Izraelit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Riad Malki tha në një deklaratë të dielën se po kthehej nga inaugurimi i presidentit brazilian, kur u informua se Izraeli i kishte anuluar lejet e udhëtimit, e cila u lëshohet zyrtarëve të lartë palestinezë.

Ky dokument u mundëson atyre të udhëtojnë lehtësisht brenda dhe jashtë Bregut Perëndimor, ndryshe nga palestinezët e zakonshëm. Vendimi nxjerr në pah linjën e ashpër që po ndjek tashmë qeveria e Izraelit ndaj palestinezëve, vetëm disa ditë pas marjes së mandatit të saj. Ai vjen në një kohë të rritjes së akteve të dhunës në Bregun Perëndimor. Mbetet e paqartë nëse e njëjta masë është ndërmarrë edhe për zyrtarë të tjerë palestinezë.

Qeveria izraelite miratoi të premten disa hapa për të penalizuar palestinezët, në shenjë hakmarrjeje ndaj nxitjes që ata po i bëjnë organin më të lartë gjyqësor të OKB-së për të dhënë opinionin e tij lidhur me territoret e pushtuara palestineze. Vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë nuk janë të detyrueshme, por ato mund të kenë ndikim në opinionin botëror.

(Kosova Sot Online)