Vdes pjesëtari i KFOR-it që u gjet pa ndjenja në Brezovicë

  • A.P /
  • 08 January 2023 - 17:45
Vdes pjesëtari i KFOR-it që u gjet pa ndjenja në Brezovicë

Raportohet se pjesëtari i KFOR-it i cili u gjet pa ndjenja në Qendrën e Skijimit në Brezovicë, ka vdekur, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli i tha se disa pjesëtarë të KFOR-it e ndërprenë reanimimin për shkak se ai s’pati shenja jete.

“Ju njoftojmë se stafi mjekësor i Shtëpisë së Shëndetit në Shtërpcë dhe pjesëtarët e KFOR-it, në ora 16:30 kanë ndërprerë reanimimin, për shkak se nuk ka pasur shenja jete”, thotë Veseli.

Trupi i pjesëtarit të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë është transportuar me helikopter të KFOR-it, njofton zëdhënësi.


“Është njoftuar edhe prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore e Ferizajt”, shton Veseli.

(Kosova Sot Online)