Burri i pastrueses që vodhi mbi 400 mijë euro: Nuk kam qenë në dijeni për ngjarjen e as nuk dua të kem

  • E.K /
  • 09 January 2023 - 08:10
Burri i pastrueses që vodhi mbi 400 mijë euro: Nuk kam qenë në dijeni për ngjarjen  e as nuk dua të kem

Spartak Dobi, bashkëshorti i pastrueses Rezarta Dobi ka folur pasi gruas së tij iu sekuestruan mbi 400 mijë euro të cilat i kishte vjedhur në shtëpi të ndryshme të Tiranës, përcjell "Kosova Sot Online".

Dobi ka thënë se nuk ka qenë në dijeni dhe se nuk ka ditur asgjë lidhur me vjedhjet që ka bërë gruaja së bashku me djalin e tij.

Ai po ashtu, ka shtuar se merr pension të mirë dhe se vetë ai ka punuar si polic.

“Nuk kam pasur dijeni për ngjarjen e as nuk dua të kem. Kam 25 vite me të. Kam dy kalamaj me të. Gocën e kam shtatzënë po qan…”.

“Djali nuk kishte pse të futej në këtë ngjarje. Nuk e di të saktë mirë, i vrasë të gjithë.  Policia ka ardhur pardje. Policia i gjeti dje paratë, unë nuk kam ditur gjë. Unë marrë pension të mirë. Kam punuar vet polic”, thotë Spartak Dobi.

(Kosova Sot Online)