E trishtë: U rrokullis me traktor, vdes një person në Kamenicë

  • E.K /
  • 09 January 2023 - 08:56
E trishtë: U rrokullis me traktor, vdes një person në Kamenicë

Një person ka vdekur në Kamenicë, pasi dyshohet se derisa ka qenë duke drejtuar traktorin ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur me traktor, shkruan "Kosova Sot Online".

Policia ka njoftuar se lëndime në këtë aksident ka marrur edhe djali i viktimës i cili ka marrur trajtim mjekësor.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Njoftimi i plotë i policisë:

VDEKJE AKSIDENTALE/Kamenicë 08.01.2023 – 16:35. Viktima mashkull kosovar dyshohet se derisa ka qenë duke drejtuar traktorin ka humbur kontrollin dhe është  rrokullisur me ç’rast i njëjti ka pësuar lëndime vdekjeprurëse. Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar ndërsa lëndime trupore ka pësuar  djali i tij viktima mashkull kosovar i cili ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion.

(Kosova Sot Online)