33 vjeçari e merr peng një femër dhe e shfrytëzon si prostitutë, arratiset pas 3 muajsh

  • E.K /
  • 09 January 2023 - 09:53
33 vjeçari e merr peng një femër dhe e shfrytëzon si prostitutë, arratiset pas 3 muajsh

Një shqiptar 33 vjeçar është arrestuar pasi e ka marrur peng një greke ku edhe e ka shfrytëzuar si prostitutë, përcjell "Kosova Sot Online".

23-vjeçarja greke ka pranuar ofertën e punës së shqiptarit, i cili i është prezantuar si pronar i një lokali nate, por ky i fundit e detyronte atë që të shkonte me meshkuj të tjerë.

Por pas 3 muajsh vajza ka arritur që të arratiset, ku pas denoncimit të saj, 33-vjeçari shqiptar është arrestuar.

(Kosova Sot Online)