Gjakovë: Trafikim me njerëz, arrestohet një grua dhe katër burra

  • E.K /
  • 09 January 2023 - 10:16
Gjakovë: Trafikim me njerëz, arrestohet një grua dhe katër burra

Në Gjakovë Policia ka arrestuar një shtetase të Shqipërisë dhe katër kosovarë nën dyshimet për trafikim me njerëz, shkruan "Kosova Sot Online".

Kurse, Policia ka bërë të ditur se është identifikuar një femër Shqiptare shtetase e Shqipërisë si viktimë e trafikimit.

“Gjakovë 10.06.2022 – 20:00. Më 08.01.2023 pas hetimeve intensive janë arrestuar një femër Shqiptare shtetase e Shqipërisë dhe katër meshkuj kosovarë si dhe është identifikuar një femër Shqiptare shtetase e Shqipërisë si viktimë e trafikimit e cila është trajtuar sipas procedurave dhe standardeve për viktima të trafikuara.

E dyshuara femër me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje ndërsa të dyshuarit meshkuj pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, ka njoftuar policia.

(Kosova Sot Online)