Pritjet në pikat kufitare, 20 minuta pritje tek Dheu i Bardhë, kaq janë kolonat

  • E.K /
  • 09 January 2023 - 10:34
Pritjet në pikat kufitare, 20 minuta pritje tek Dheu i Bardhë, kaq janë kolonat

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, përmes pikës kufitare tek Dheu i Bardhë pritjet janë deri në 20 minuta, për të dalë nga Kosova për në Serbi, përcjell "Kosova Sot Online".

Kurse, kolona në këtë pikë kufitare është 50 metra.

Gjithashtu, në pikë kalimin në Merdarë pritje për të dalë nga Kosova janë 10 deri në 15 minuta dhe kolona e veturave është 30 metra.

(Kosova Sot Online)