Reka: Disa ndërkombëtarë gabimisht mendojnë se paqja arrihet me Vuçiqin

  • E.K /
  • 09 January 2023 - 13:13
Reka: Disa ndërkombëtarë gabimisht mendojnë se paqja arrihet me Vuçiqin

Ish-ministri i Integrimeve Evropiane të Kosovës, Blerim Reka, ka thënë se shpresa e disa ndërkombëtarëve që “paqja arrihet me Vuqiqin”, është gabim, përcjell "Kosova Sot Online".

Reka, ka shtuar se me  kerkesën e Serbisë për kthimin e 1,000 trupave ushtarakë në Kosovë, KFOR i ka kthyer përgjigje negative siç shprehet ai "Provokimit të fundit luftë-nxitës të presidentit të Serbisë".

“KFOR-i, siç edhe pritej i ktheu përgjigjen negative provokimit të fundit luftë-nxitës të presidentit të Serbisë. Por, duket se jo të gjithë ndërkombëtarët mësuan dot nga historia ballkanike. Madje po e përsërisin gabimin e djeshëm. Para tri dekadash, gabimisht besonin se “nuk arrihet paqja pa Millosheviqin”; sot ndërkaq ka ende të tillë që gabimisht shpresojnë se “paqja arrihet me Vuçiqin’”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)