Detaje për vjedhjen e mbi 500 mijë eurove te rruga e Kosovarëve

  • A.P /
  • 09 January 2023 - 15:34
Detaje për vjedhjen e mbi 500 mijë eurove te rruga e Kosovarëve

Për vjedhjen e mbi 500 mijë eurove në banesën e Alda Klosit, një ish-zyrtare në Kryeministri, Rozerta Dobi dhe djali i saj, Havier Dobi akuzohen si të dyshuar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Për vjedhjen në banesën që ndodhet në pjesën e Tiranës që quhet “rruga e kosovarëve”, denoncimi u bë më 15 dhjetor të vitit që sapo mbaroi. Për vjedhjen në banesën e marrë me qira, të shtunën pasoi arrestimi i nënë e bir.


Ata kishin përdorur një kopje të çelësit të banesës ndërsa ishin munduar që këtë ta sajonin si grabitje duke bërë rrëmujë brenda.

Thjesht vjedhje ishte raportimi deri kur Policia mbërriti për të kontrolluar në banesën e Rozerta Dobit dhe Havier Dobit. Aty fillimisht u gjetën 58,150 euro, ndërsa një ditë më pas u zbuluan edhe 400 mijë euro të fshehura. Gjithashtu, u gjetën sende me vlerë, 3 automjete (2 prej tyre dyshohet se u blenë me paratë e vjedhura) si dhe veshje që thuhet se u përdorën gjatë vjedhjeve të mëhershme.

Për pastruesen raportohet se ishin bërë së paku 5 denoncime më herët në lidhje me raste të ngjashme. Policia dyshon se nënë e bir u përfshin në të paktën 4 vjedhje të tjera.

“Viktima”, që u bë zbulua më pas se kush është, nuk dihet nëse këtë shumë të parave e kishte deklaruar ashtu siç kërkon ligji. Shumë pyesin se pse nuk i kishte depozituar në bankë.

Mediat në Tiranë raportuan se Policia ka nisur një hetim edhe ndaj Alda Klosit lidhur me burimin e parave që u vodhën nga banesa e saj.

Akuzat nisën edhe në rrjetet sociale, siç pritej. Sali Berisha, kreu i Partisë Demokratike, tha se zyrtarja paratë i kishte “të fshehura në dyshekë”.

“Burime dixhitale nga policia njoftojnë se shuma e gjetur tek nënë e birë është deri tani mbi 540 mijë euro. Kjo është shuma më e madhe e kapur ndonjëherë hajdutëve. Sipas këtyre burimeve hajdutët, paratë i kanë gjetur të fshehura në dy dyshekë”, shkroi Berisha.

Pasi u lanë në paraburgim, 23-vjeçari Havier Dobi, i shkoi letër babasë së tij, i cili u shpreh i painformuar për krejt çfarë kishte ndodhur. Ai në këtë letër ia lë krejt fajin nënës së tij.

“Babi im i dashur jam shumë mirë mos u bëj merak, duhet të jesh shumë i qetë. E mora letrën që më kishe mu mbushën sytë me lot. Mu shkatërrua zemra. Të lutem, të lutem me zemër që të bësh gjithçka më nxjerrësh të lutem. Jam bërë si mos më keq nuk e dua veten time, më vjen të vras veten po të lutem bëj çdo gjë nuk rri dot më, dhe mamit nuk do ia fal kurrë këtë gjë, kurrë. Mos u bëj merak. Ju dua shumë ty babin dhe Ilirën do dal vetëm për ju”, thuhet në letër.

(Kosova Sot Online)