Kurti: Kemi vazhduar me zbatimin e ligjshmërisë në gjithë territorin e Republikës

  • A.P /
  • 09 January 2023 - 15:48
Kurti: Kemi vazhduar me zbatimin e ligjshmërisë në gjithë territorin e Republikës

Sukseset e qeverisë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, i ka numëruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai theksoi se mbi 14 milionë euro janë ngrirë nën dyshimin e keqpërdorimeve dhe shpërlarjes së parave.

Postimi i plotë:

2022: Qeveria kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit
Gjatë vitit që lamë pas, kemi vazhduar me zbatimin e ligjshmërisë në gjithë territorin e Republikës:
U realizuan 854 operacione policore kundër krimit të organizuar dhe kontrabandës;
U arrestuan 3202 veta, prej tyre 301 zyrtarë publikë;
Mbyllëm 16 rrugë ilegale në veri të vendit;
Shkatërruam 69 grupe kriminale;
U konfiskuan mbi 1.8 ton substanca narkotike;
Shkatërruam 5 laboratore të drogës në veri të Kosovës, me vlerë qindra milionëshe në substanca dhe në pajisje si dhe 3 laboratore për prodhimin e kriptovalutave, po ashtu në veri;
Mbi 14 milionë euro janë ngrirë nën dyshimin e keqpërdorimeve dhe shpërlarjes së parave;
Janë sekuestruar mbi 300 mijë litra karburante që s’ishin konform me aktet nënligjore;
Ndërtuam 4 objekte dhe stacione policore në veri të Kosovës si dhe bëmë shtrirjen e rrjetit optik në atë pjesë të vendit tonë, duke mundësuar shtrirjen e valëve telefonike, rrjetit të internetit dhe komunikimit me radiolidhje;
Krijuam Njësitin e Ndërhyrjes së Shpejtë të Kufirit, në kuadër të Policisë së Kosovës, i cili angazhohet në luftimin e kontrabandës, trafikimit me qenie njerëzore dhe keqpërdorimeve të tjera përgjatë vijës kufitare.

(Kosova Sot Online)