A ishte e drejtë kërkesa që Sveçla ia bëri Gjermanisë!

  • A.P /
  • 09 January 2023 - 16:01
A ishte e drejtë kërkesa që Sveçla ia bëri Gjermanisë!

Në pamundësi për të siguruar material për prodhimin e pasaportave, pas disa muajsh mungesë, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, i ka bërë një kërkesë të pazakontë Gjermanisë. I kërkoi që t’i lejojë shtetasit kosovarë të hyjnë me pasaporta të skaduara, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Përmes një letre, të cilën Sveçla ku shkroi “i/e nderuar zotëri/zonjë”, iu drejtua shtetit gjerman për të bërë lëshime për kosovarët që kanë leje qëndrimi në Gjermani.


Sveçla e niste letrën me arsyetimin se njëherë pandemia, e pastaj lufta në Ukrainë e ka penguar Kosovën që të furnizohet me material për dokumente.

(Kosova Sot Online)