Arrestohet një 32 vjeçar në Prishtinë, zbulohet arsyeja

  • A.P /
  • 09 January 2023 - 16:03
Arrestohet një 32 vjeçar në Prishtinë, zbulohet arsyeja

Mbrëmë nga njësite policore të stacionit Qendra në Prishtinë, menjëherë pas raportimit të një rasti të vjedhjes së rëndë, është identifikuar dhe arrestuar një person i dyshuar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Puna e hetuesve të stacionit policor qendra,  ka vazhduar edhe me kontrollin e vendbanimit të personit të dyshuar, ku kanë gjetë dhe sekuestruar : 
-dy armë zjarri
- tre laptopa etj. 
Ndaj personit të dyshuar: 
– D.A. mashkull, 32 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është inicuar rast për veprat, vjedhje e rëndë dhe mbajtje në pronësi, kontrollë ose posedim të armëve. 
I dyshuari me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)