Kjo është ushtria më e fortë në botë, po ku renditet Kosova!

  • a.p /
  • 09 January 2023 - 16:32
Kjo është ushtria më e fortë në botë, po ku renditet Kosova!

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ushtrinë më të fortë në botë, sipas Global Firepower, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.


Pas tyre vjen Rusia, Kina, India dhe Mbretëria e Bashkuar.

Nga 145 shtete të botës, Kosova renditet e 134-a për nga fuqia ushtarake, sipas një raporti të GlobalFirepower. Pas Kosovës renditen shtete si Panamaja, Republika e Afrikës Qendrore, Islanda, Sierra Leone e të tjera

Në këtë ranglistë, nga shtetet e Ballkanit, më e forta është Greqia, e renditur në vendin e 30, pasuar nga Rumania që renditet e 47-a, Serbia e 58-a, Bullgaria e 59-a, Kroacia e 69-a, Sllovenia e 86-a, Shqipëria e 91-a, Maqedonia e Veriut e 108-a, Mali i Zi i 108-i dhe Bosnja dhe Hercegovina e 133-a.


(Kosova Sot Online)