MPJ: Vuçiq predikon agre*sion ndaj shqiptarëve

  • A.P /
  • 09 January 2023 - 17:40
MPJ: Vuçiq predikon agre*sion ndaj shqiptarëve

Pasi një autobus me mërgimtarë u sulmua në Serbi, ndërsa ai po shkonte për në Dortmund të Gjermanisë, ka reaguar zëvendësministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Liza Gashi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Gashi tha se janë të shqetësuar shumë nga ky sulm dhe e akuzoi presidentin serb, Aleksandar Vuçiq për “agresion ndaj shqiptarëve”.

“Dje, një autobus i mbushur me pjesëtarë të diasporës që udhëtonte nga Kosova në Gjermani u sulmua me gurë teksa kalonte nëpër Serbi. Fatmirësisht, askush nuk u lëndua. Megjithatë, ne jemi shumë të shqetësuar nga sulmi dhe dënojmë motivet pas agresionit”, shkroi Gashi.

“Republika e Kosovës kundërshton çdo kërcënim me bazë etnike ndaj qytetarëve dhe diasporës së saj. Është e qartë se regjimi i Vuçiqit dhe predikimi i tij për agresion ndaj shqiptarëve të Kosovës ende vazhdon me pasoja potencialisht të rënda”, shtoi zëvendësministrja.

(Kosova Sot Online)