Lajçak: Diskutuam zhvillimet e fundit në dialog, duke përfshirë veriun e Kosovës

  • A.P /
  • 09 January 2023 - 20:00
Lajçak: Diskutuam zhvillimet e fundit në dialog, duke përfshirë veriun e Kosovës

Pas takimit me zëvendëssekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Gjeneral Mircea Geoana dhe me emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka reaguar i dërguari special i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se në këtë takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë.

“Pata një takim të dobishëm dhe në kohë me DSG-në e NATO-s@Mircea_Geoana dhe ?? DAS Escobar sot. Diskutuam zhvillimet e fundit në dialog, duke përfshirë veriun e Kosovës, bashkëpunimin BE-SHBA-NATO dhe rrugën përpara. Mirënjohës për mundësinë për të adresuar gjithashtu bashkërisht @NATO Ambasadorët“, ka shkruar ai në Twitter. 

(Kosova Sot Online)