Bajrami i ka disa fjalë për Qeverinë Kurti

  • A.P /
  • 09 January 2023 - 23:01
Bajrami i ka disa fjalë për Qeverinë Kurti

"Kur do të nisin që të punojnë diçka", e ka pyetur Qeverinë Kurti, deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Kur po ia nisni me punu diçka? Paradite Kryeministri jep statistika se sa persona ka arrestu Qeveria Kurti, ndërsa tani, ku ministrja e Drejtësisë po përballet me fakte për dështime, po thotë se përgjegjësia është e Prokurorisë, gjykatave, Policisë, Inspektoratit etj etj”, ka theksuar ajo.


Sipas saj, pushtetarët mendojnë që qeverisja është “zgjedh e merr”.

“Nuk mundesh me u lavdëru paradite për disa veprime të Policisë e pasdite kur flitet për dështime të tyre me thënë se Qeveria nuk është përgjegjëse është kompetencë e Policisë.
Po manipuloni amo mos mendoni se nuk vëreni. Po hyni në vitin e tretë të qeverisjes dhe numëroni vetëm dështime”, shtoi ajo.

Sipas ish-ministres së Financave, Qeveria e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti i ka zhgënjyer edhe përkrahësit më të mëdhenj që kanë ardhur nga të katër anët e botës dhe që i kanë votuar.

(Kosova Sot Online)