Deputeti i VV-së: Big Brother, i rrezikshëm për shoqërinë tonë, sa më pak lajme toksike

  • E.K /
  • 10 January 2023 - 08:20
Deputeti i VV-së: Big Brother, i rrezikshëm për shoqërinë tonë, sa më pak lajme toksike

Deputeti i VV-së, Visar Korenica, ka kritikuar përmbajtjen e emisioneve nëpër televizionet në Kosovë, përcjell "Kosova Sot Online".

Korenica ka folur edhe për emisionin "Big Brother", ku ai këtë emison e ka quajtur të rrezikshme.

Korenca është shprehur se në emisionet në Kosovë nuk ka emsione që merren me teknologji informative.

Deputeti ka thënë se shosqëria duhet të ketë sa më pak lajme toksike.

“Si shoqëri jemi përgjegjës për çdo lloj vepre që krijojmë. Emisionet si Big Brother për mua janë jashtëzakonisht emisione të rrezikshme. Sepse liria është tejet e madhe e shprehjes së lloj-lloj veprimi që mund të ndikojë në shoqërinë tonë. Në televizionet tona mungojnë emisione që merren me teknologji informative, ka po prodhohet në Kosovë, çfarë kuadro po prodhohet? Rinia jonë nuk sheh asgjë. Përparimet e shoqnisë tonë duhet të dalin në pah në televizionet tona, sesa emisionet që unë kam rezerva ndaj tyre. Shoqëria jonë të ketë sa më pak lajme toksike”, tha tutje deputeti, Korenica.

(Kosova Sot Online)