Të enjten pritet të votohet marrëveshja për liberalizimin e vizave

  • E.K /
  • 10 January 2023 - 08:30
 Të enjten pritet të votohet marrëveshja për liberalizimin e vizave

Eurodeputeti, Thijs Reuten, ka bërë të ditur se Komiteti i Parlamentit Evopian të enjten do ta ketë në rend dite liberalizimin e vizave për Kosovën, përcjell "Kosova Sot Online".

Reuten ka bërë thirrje për votim në komsion.

“Pas marrëveshjes së shumëpritur me shtetet anëtare të BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën dhjetorin e kaluar, ne do të vazhdojmë me ritmin në Parlamentin Europian. Votoni në komision këtë të enjte!”, shkroi Reuten.

Ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së gjatë takimit në Bruksel në dhjetor kanë miratuar marrëveshjen e arritur më parë mes Këshillit të BE-së dhe Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën.

(Kosova Sot Online)