Vetura përfundon në greminë, lëndohen rëndë dy persona

  • E.K /
  • 10 January 2023 - 08:55
 Vetura përfundon në greminë, lëndohen rëndë dy persona

Në fshatin Smollik, të Bulqizës ka ndodhur një aksident, ku një person 44 vjeçar ka humbur kontrollin përderisa ishte duke vozitur, ku edhe ka dalë nga rruga, shkruan "Kosova Sot Online'.

Në këtë aksident ka mbetur i lënduar vozitësi dhe pasagjeri 18 vjeçar.

Të dy persona kanë marrur ndihmë mjekësore por që janë jashtë rrezikut.

“Rreth orës 17.30, në fshatin Smollik, Bulqizë, shtetasi J.T., 44 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi automjet dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë është lenduar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri shtetasi O.T., 18 vjeç, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.”, njofton policia.

(Kosova Sot Online)