Eurodeputeti bullgar: Kosova është shtet sovran dhe Serbia duhet ta respektojë këtë

  • E.K /
  • 10 January 2023 - 10:58
Eurodeputeti bullgar: Kosova është shtet sovran dhe Serbia duhet ta respektojë këtë

Eurodeputeti bullgar, Angel Gjambaski, ka reaguar pasi NATO ka refuzuar kërkesën e Serbisë për vendosje të 1 mijë trupave në Kosovë, përcjell "Kosova Sot Online".

Gjambaski ka shkruar se  Kosova është shtet sovran dhe Serbia duhet ta respektojë këtë.

Tutje, eurodeputeti bullgar ka theksuar se nuk duhet të lejohet që në Ballkanin Perëndimor të ndodhë një përshkallëzim i konfliktit.

“Kosova është shtet sovran dhe Serbia duhet ta respektojë këtë. Shovinizmi i Vuçiqit i ngjan veprimeve të Putinit, por nuk duhet të lejojmë përshkallëzimin e konfliktit dhe hapjen e një fronti në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Gjambaski .

(Kosova Sot Online)