Basha kritika opozitës: Albini thonjtë m’i pre keq, dalin me konferencë për shtyp

  • E.K /
  • 10 January 2023 - 11:14
Basha kritika opozitës: Albini thonjtë m’i pre keq, dalin me konferencë për shtyp

Deputeti i VV -së,  Dimal Basha ka kritikuar opozitën, duke thënë se opozita nuk ka reaguar ndaj paradës në Republikën Sërpska në Bosnje e Hercegovinë, ku të pranishëm ishin edhe djali i Vuçiqit dhe djali i Ratko Mladiqit, raporton "Kosova Sot Online".

Basha ka shkruar siç shprehet ai  "Albini thonjtë m’i pre keq, dalin me konferencë për shtyp!".

“A reagoi opozita për paradën e turpit në Republika Srpska ku Dacici, djali Vuciqit dhe djali i kriminelit Ratko Mladic e glorifikuan gjenocidin e kryer dhe nderuan Putinin me medale? Se Albini thonjtë m’i pre keq, dalin me konferencë për shtyp! Ma gjallë, ma gjallë!”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)