Drenas: Burri e rrah dhe e ofendon gruan vetëm pse ajo nuk pranoi të shkojë te mjeku

  • E.K /
  • 10 January 2023 - 14:17
Drenas: Burri e rrah dhe e ofendon gruan vetëm pse ajo nuk pranoi të shkojë te mjeku

Policia e Kosovës ka noftuar se është arrestuar një person në Drenas, pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshje ka ofenduar dhe ka sulmuar viktimën femër, përcjell "Kosova Sot Online".

Në raportin policor thuhet se viktima nuk ka dashur të marr trajtim mjekësor.

Në lidhje me këtë rast është njoftuar prokurori, i cili pas intervistimit e ka liruar të dyshuarin.

Raporti i plotë policor:

Gllogoc 09.01.2023 – 18:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje ka ofenduar viktimën femër kosovare dhe ka sulmuar viktimën femër kosovare e cila nuk ka dashur të pranoj tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të vazhdoj në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot Online)