Kundërshtari i Vuçiqit: Do të ketë presion për ta njohur Kosovën

  • E.K /
  • 10 January 2023 - 14:29
Kundërshtari i Vuçiqit: Do të ketë presion për ta njohur Kosovën

Kryetari i Dveri, partisë së ekstremit të djathtë në Beograd, Boshko Obradoviq, pret që Serbia të vihet para një presioni të madh për ta njohur pavarësinë e Kosovës. 

Obradoviq ka shtuar se unitet i ri kombëtar mund të arrihet vetëm rreth një politike të re, transmeton "Kosova Sot Online".

“Ky unitet i ri kombëtar mund të arrihet vetëm rreth një politike të re, sepse politika aktuale e qeverisë aktuale ndaj Kosovës është shembur dhe duhet ndryshuar”, ka thënë Obradoviq, raportojnë mediat serbe.

(Kosova Sot Online)