Burdushit i konfiskohet pasuria mbi 2 milionë euro

  • E.K /
  • 10 January 2023 - 14:41
 Burdushit i konfiskohet pasuria mbi 2 milionë euro

Hysri Peqani, i njohur me emrin Burdushi është dënuar me burgim dhe gjobë nga Gjykata Themelore në Prishtinë, për veprat penale “Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike në vazhdimësi”, “Mashtrimi në vazhdimësi”, “Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Shpëlarja e parave”, përcjell "Kosova Sot Online".

Burdushit do t’i konfiskohet pasuria mbi 2 milionë euro vlerë.

Burdushi është shpallur fajtor dhe është dënuar me 4  vite e 6 muaj .

Po ashtu, ai është dënuar me gjobë prej 42.000 euro.

“Pasuria e luajtshme dhe e paluajtshme e përfituara me veprën penale Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike në vazhdimësi nga neni 262 paragrafi  1 lidhur me nenin 81 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës së Kosovës,   në vlerë të përgjithshme prej 2,528.715.34 euro, konfiskohen”, njofton gjykata.

(Kosova Sot Online)