Shpërndanin drogë në lokalet e natës, arrestohen dy persona

  • E.K /
  • 10 January 2023 - 14:50
Shpërndanin drogë në lokalet e natës, arrestohen dy persona

Policia e Tiranës ka arrestuar një 25 vjeç dhe një 38 vjeç të cilët akuzohen për shpërndarje të lëndëve narkotike, përcjell "Kosova Sot Online".

Gjithashtu u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tyre, edhe një 26 vjeçar.

Këta tre persona kanë shpërndarë doza të drogave të forta, në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në klubet e natës.

Gjatë operacionit janë sekuestruar 400 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokaine, 1 tabelë policie, 3 automjete, 5 aparate celulare, 1 peshore elektronike, 76 800 lekë të rinj dhe 175 euro, që dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal i këtyre shtetasve.

Kurse, personi i tretë që po kërkohet, është duke vijuar puna për kapjen e tij.

(Kosova Sot Online)