Aksident në rrugën Mitrovicë-Vushtrri, lëndohen katër persona

  • E.K /
  • 10 January 2023 - 15:38
Aksident në rrugën Mitrovicë-Vushtrri, lëndohen katër persona

Në rrugën Mitrovicë - Vushtrri sot ka ndodhur një aksident trafiku, transmeton "Kosova Sot Online".

Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, ku katër persona kanë marrur lëndime.

“Rreth orës 12:30 është raportuar se në rrugën rajonale Mitrovicë- Vushtrri, segmenti rrugor në fshatin Pantinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, si pasojë e aksidentit katër persona kanë pësuar lëndime”, ka thënë Avni Zaiti, zëdhënës i policisë për rajonin e Mitrovicës.

(Kosova Sot Online)