Kurti: Ja çfarë duhet të ndodhë në mes të Kosovës dhe Serbisë

  • A.P /
  • 10 January 2023 - 15:49
Kurti: Ja çfarë duhet të ndodhë në mes të Kosovës dhe Serbisë

Për arritjen e një marrëveshjeje me Serbinë nevojitet më shumë trysni nga ndërkombëtarët mbi Beogradin, ka theksuar kryeministri Albin Kurti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kurti tha se “marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet të normalizohen me një marrëveshje ndëkombëtarisht dhe ligjërisht të obligueshme e cila e ka njohjen reciproke në qendër”. Për këtë tha se po insistojnë “edhe aleatët dhe partnerët tanë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

“Unë jam optimist por ajo çfarë duhet të ndodhë për këtë marrëveshje është trysni shtesë mbi Beogradin i cili duke bërë marrëveshje me Federatën Ruse për bashkërendim të politikës së jashtme e goditi në mënyrë të paskrupullt politikën e jashtme dhe sigurisë të Bashkimit Europian që kërkon sinkronizim, harmonizim të të gjitha vendeve anëtare dhe të atyre të cilët aspirojnë që të bëhen anëtarë në Bashkimin Europian”, tha Kurti.

(Kosova Sot Online)