Rrëshqitje dheu në këtë rrugë

  • A.P /
  • 10 January 2023 - 17:09
Rrëshqitje dheu në këtë rrugë

Bashkia e Shkodrës njoftoi këtë të martë se gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit si pasojë e reshjeve të dendura të shiut ka pasur rrëshqitjeve të dherave dhe gurëve në segmentin rrugor Mes - Ura e Shtrenjtë në Njësinë Administrative të Postribës.

Bashkia, nëpërmjet firmës kontraktore ka nisur punën për pastrimin e dherave e gurëve, që sa më parë kjo rrugë t’i kthehet normalitetit në qarkullim.

Banorëve të zonës dhe udhëtarëve u është kërkuar të tregojnë kujdes gjatë lëvizjeve në këtë segment rrugor.

Dëme ka pasur në këtë njësi edhe në kanalin vaditës ku po bëhen verifikimet përkatëse për të nisur më pas riparimet.”

(Kosova Sot Online)