Policia tregon a ka të lënduar nga zjarri te ministria e Drejtësisë!

  • A.P /
  • 10 January 2023 - 17:35
Policia tregon a ka të lënduar nga zjarri te ministria e Drejtësisë!

Te Ministria e Drejtësisë në Prishtinë, kanë intervenuar ekipet e zjarrfikësve, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Nga Policia e Kosovës kanë thënë se kishte zjarr në bodrumin e një objekti aty dhe se nuk ka asnjë person të lënduar.

“Sot rreth orës 16:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në bodrumin e një objekti, në rrugën Ukshin Hoti, në Prishtinë. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfiksit dhe policia të cilët po merren me rastin. Zjarri është lokalizuar, nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar”, thuhet në përgjigjen e Policisë.


(Kosova Sot Online)