Idrizi jep detaje nga takimi me Kurtin

  • A.P /
  • 10 January 2023 - 18:04
Idrizi jep detaje nga takimi me Kurtin

Temë e diskutimit në takimin me kryeministrin Albin Kurti kanë qenë buxheti i ndarë për vitin 2023 dhe kriza energjetike në vend, ka theksuar kryetari i komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.


“Ky ishte takimi i parë për këtë vit që është organizuar me ftesë të kryeministrit dhe kryetarëve të komunave, ku agjende ishin buxheti për vitin 2023 dhe kriza energjetike në vend. Këto ishin dy pikat qendrore që janë diskutuar. Kryetarët e komunave i adresuan edhe problemet specifike që i kanë komunat tyre për investimet e tyre kapitale për shërbime të ndryshme”, tha ai.

(Kosova Sot Online)