Pas vezëve shtrenjtohen edhe cigaret në Kosovë

  • A.P /
  • 10 January 2023 - 22:45
Pas vezëve shtrenjtohen edhe cigaret në Kosovë

Nga fillimi i këtij viti, cigare Marlboro më nuk ka nën 3 euro. Vitin e kaluar një pako e tillë e cigareve është shitur për 2.50 dhe 2.89 centë. 

Qytetarët e Kosovës vitin 2022 e kanë mbyllur me rritje të çmimeve. Por, edhe ky vit ka nis keq për ta.Rritja e çmimeve është vrenjtur që në ditët e para të 2023.Edhe produkti fort i konsumuar nga kosovarët është shtrenjtuar.Tashmë një pako cigare e markës Marlboro është bërë 3 euro, derisa vite më parë ishte shitur nga 2.50 deri në 2.89 centë.

“Cigare – Malboro e bardhë e fortë, 1 pako, tashmë është 3,00. Cigare – Marlboro 1 pako gjatë vitit të 2021 është shitur 2,80. Kurse në vitin e kaluar është shitur 2,89 centë”, thuhet në raportin e ASK-së.

Se qytetarët e Kosovës janë konsumues të cigareve tregon vlera e lartë që importohet çdo vit në vendin tonë.Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, brenda një viti importohen 3,500 tonelata të cigareve me vlerë të mbi 90 milionë euro.

(Kosova Sot Online)