A është ende si alternativë njohja reciproke përmes propozimit franko-gjerman!

  • A.P /
  • 10 January 2023 - 19:06
A është ende si alternativë njohja reciproke përmes propozimit franko-gjerman!

Gjatë pjesës së parë të vitit 2023, Bashkimi Evropian, me përkrahjen e Gjermanisë dhe Francës gjithashtu dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë duke provuar që të arrijnë një marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kjo marrëveshje po synohet të arrihet përmes të ashtuquajturit plan franko-gjerman e i cili bazohet në modelin e dy Gjermanive. Megjithatë ende s’është kristalizuar çështja e njohjes reciproke, nëse do të jetë ose jo pjesë e marrëveshjes.

Për këtë çështje kanë folur nga Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë duke thënë se kanë vendosur që të mos komentojnë në përpjekjet e drejtuara nga BE-ja derisa bisedimet janë duke vazhduar.


“Derisa bisedimet janë duke vazhduar, ne momentalisht nuk komentojmë në përpjekjet për dialog të drejtuara nga BE-ja”, kanë thënë nga Ambasada Gjermane në Prishtinë për Express.

Derisa potencojnë se e mbështesin plotësisht punën e emisarit të BE-së, sllovakut Miroslav Lajcak.

“Ne vazhdojmë që ta mbështesim plotësisht Përfaqësuesin Speciale të BE-së, Mirosva Lajcak”, kanë thënë nga Ambasada Gjermane në Prishtinë në pyetjen e Express nëse është braktisur njohja reciproke si synim i planit franko-gjerman apo nëse propozimi do të jetë një bazë për të arritur tek njohja-reciproke në një fazë të mëvonshme.

(Kosova Sot Online)