Selmanaj: A e dini se fushata e Kurtit është financuar nga kompania sllovene 'GEN'

  • A.P /
  • 10 January 2023 - 20:08
Selmanaj: A e dini se fushata e Kurtit është financuar nga kompania sllovene 'GEN'

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka hedhur disa dyshime midis marrëdhënies mes ambasadorit Martin Berishaj dhe Kryeministrit Albin Kurti.

Selmanaj përmes një postimi në Faceboo tha se në mediat sllovene e ato kroate flitet se fushata elektorale e Albin Kurtit është financuar nga paratë e kompanisë sllovene “GEN” me filialet e saja në Beograd, Sarajevë e Tiranë, përmes Ambasadorit Berishaj.

‘’ Përkundër që vendet mike i kanë hy një hetimi dhe hulumtimi mbi këtë aferë ballkanike, Presidentja dhe Kryeministri sillen sikur nuk po ndodh asgjë.

(Kosova Sot Online)