Nxënësi 17 vjeçar vret mësuesin e tij brenda klasës

  • A.P /
  • 10 January 2023 - 21:09
Nxënësi 17 vjeçar vret mësuesin e tij brenda klasës

Në Munsterland të Gjermanisë, raportohet se ka ndodhur një ngjarje e rëndë,  transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Bëhet me dije se një 17 vjeçar ka vrarë me thikë mësuesin e tij brenda klasës së një shkolle profesionale. Sipas raportimeve nga mediat gjermane, 17 vjeçari ka hyrë në një klasë ku mësuesi 55 vjeçar po qëndronte i vetëm dhe e ka goditur me thikë.

Pavarësisht përpjekjeve nga ekipet e urgjencës, mësuesi ka ndërruar jetë në vend si pasojë e plagëve të marra nga goditjet me thikë.

Mësohet se ka qenë vetë 17 vjeçari ai i cili ka njoftuar ambulancën dhe policinë, duke treguar se ka kryer krimin e rëndë. Efektivët e policisë kanë kryer arrestimin e tij pa hasur në rezistencë.

Ndërkohë që ende nuk është zbardhur motivi i konfliktit mes mësuesit dhe nxënësit 17 vjeçar, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.

(Kosova Sot Online)