Kurti e Osmani sot presin këshilltarin amerikan Derek Collet

  • E.K /
  • 11 January 2023 - 07:52
Kurti e Osmani sot presin këshilltarin amerikan Derek Collet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani sot do të takohen me Këshilltarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, përcjell "Kosova Sot Online".

Kryeministri Kurti dhe Presidentja Osmani do sot do të presin në takime të ndara Chollet.

Takimi mes Osmanit dhe Cholletit do të mbahet në orën 13:30.

Ndërsa,  takimi i kryeministrit Kurti me këshilltarin e lartë amerikan do të mbahet në orën 14:30.

Chollet do të vijë në Prishtinë ku do të diskutojë me krerët e shtetit për “një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e raporteve me fokus njohjen reciproke”.

(Kosova Sot Online)