Të gjithë ata që duan të shkojnë në Haxh lexoni këtë njoftim me rëndësi

  • E.K /
  • 11 January 2023 - 08:20
Të gjithë ata që duan të shkojnë në Haxh lexoni këtë njoftim me rëndësi

Arabia Saudite ka njoftuar se po heq kufizimet e vendosura në pelegrinazhin e haxhit mysliman këtë vit, përcjell "Kosova Sot Online".

“Ministri përgjegjës për Haxhin, Tawfiq al-Rabiah, njoftoi dje në mbrëmje se numri i pelegrinëve do të kthehet në shifrat e parapandemisë me kufizime, përfshirë kufizimet e moshës”, sipas agjencisë zyrtare të shtypit saudit.

Haxhi, një nga pesë shtyllat e Islamit, është një detyrë e detyrueshme për të gjithë muslimanët një herë në jetë, nëse ata kanë burime të mjaftueshme financiare dhe janë fizikisht të aftë për të ndërmarrë udhëtimin.

(Kosova Sot Online)