Tahiri: AAK-ja do ta ketë rezultatin më të mirë ndonjëherë në zgjedhjet e ardhshme

  • E.K /
  • 11 January 2023 - 09:00
Tahiri: AAK-ja do ta ketë rezultatin më të mirë ndonjëherë në zgjedhjet e ardhshme

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se nëse do të ketë zgjedhje,  AAK do ta ketë rezultatin më të mirë që ka pasur ndonjëherë, përcjell "Kosova Sot Online".

Tahiri ka shtuar duke thënë se  populli i Kosovës është  lodhur që 20 vite me qeveritë e kaluara.

“Unë jam i bindur që Aleanca do të ketë rezultatin më të mirë që e ka pasur ndonjëherë. Kemi punuar shumë për një rezultat i cili ka qenë më i dobëti. Ajo që dua ta them tash, është që njerëzit kanë dashur ta shohin një gjeneratë të re, kanë dashur ta shohin Albin Kurtin, jo për shkak të programit të tij, sepse nuk ka program, jo për shkak të njerëzve të tij, sepse nuk ka ekip, jo për shkak se ndonjëherë ka bërë argat të madh për vendin. Por, për shkak se ishin të lodhur që 20 vite”, thaTahiri.

(Kosova Sot Online)