Llapjani vjedh vesh-mbathje në një lokal, arrestohet nga policia

  • E.K /
  • 11 January 2023 - 09:12
Llapjani vjedh vesh-mbathje në një lokal, arrestohet nga policia

Në Podujevë është arrestuar një person, pasi në gjendje të dehur ka vjedhur disa gjësende vesh-mbathje, shkruan "Kosova Sot Online".

I dyshuari ka tentuar të ikë nga vendi i ngjarjes, ku është ballafaquar me zyrtarët policorë ndaj të cilëve ka bërë rezistencë aktive ku për pasojë lëndime kanë pësuar zyrtarët të cilët kanë pranuar tretman mjekësor.

Njoftimi i policisë:

VJEDHJE E RËNDË

Rr. Xhemail Mustafa, Podujevë 10.01.2023-19:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në gjendje të dehur është kapur në flagrancë duke kryer veprën e cekur në një lokal i cili ishte i mbyllur-pronë e viktimës femër kosovare. I dyshuari pasi kishte vjedhur disa gjësende vesh-mbathje në tentativë për të ikur nga vendi i ngjarjes është ballafaquar me zyrtarët policorë ndaj të cilëve ka bërë rezistencë aktive ku për pasojë lëndime kanë pësuar zyrtarët të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa pritet të bëhet intervistimit i tij pas këndelljes nga alkooli.

(Kosova Sot Online)