Gjendja me rrymën mund të përkeqësohet, miratohen masa emergjente

  • E.K /
  • 11 January 2023 - 11:05
Gjendja me rrymën mund të përkeqësohet, miratohen masa emergjente

Qeveria e Kosovës ka miratuar dhe propozuar disa masa emergjente në lidhje me energjinë elektrike në vend, përcjell "Kosova Sot Online".

Ministria e Ekonomisë ka propozuar masat emergjente në furnizim me energji, pasi që gjendja aktuale mund të përkeqësohet muajt e ardhshëm për shkak të ftohjes së motit.

“Duke qenë se furnizimi me energji elektrike vazhdon të ketë rrisqe të lidhura me rritjen eventuale që pritet gjatë fundit të muajit shkurt dhe muajit mars veçanërisht me ftohjen e motit në gjithë Europën. Propozojmë masat e emergjencës në furnizim me energji ku ndër të tjera ndalohet përdorimi i energjisë elektrike për mihjen e kriptovalutave, obligohen institucionet si KEDS, KOSTT, Ministria e Ekonomisë të marrin masa të veçanta për siguri të furnizimit. Masa shtesë do të ndërmerren sipas nevojës dhe rekomandimeve të Komitetit Teknik Emergjent, siç parashihet me ligj dhe udhëzimin administrativ”.

(Kosova Sot Online)