Prostitucion në qendrën e masazheve, arrestohen 2 vajza, në kërkim administratori

  • E.K /
  • 11 January 2023 - 11:34
Prostitucion në qendrën e masazheve, arrestohen 2 vajza,  në kërkim administratori

Dy vajza 28 dhe 20 vjeçe janë arrestuar në Tiranë, pasi shfrytëzuan një qendër masazhesh për ushtrim protitucioni, shkruan "Kosova Sot Online".

Po ashtu, policia ka njoftuar se është shpallur në kërkim administratori i kësaj qendre masazhesh.

Gjithashtu janë sekuestruar një shumë e parave nga kjo veprimtari e cila është kundër ligjit.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Evidentohet dhe goditet një rast tjetër i shfrytëzimit të qendrave të masazheve, për ushtrim të prostitucionit.

Vihen në pranga 2 shtetase, si dhe shpallet në kërkim administratori i kësaj qendre masazhesh.

Sekuestrohet një shumë parash, e dyshuar e përiftuar nga kjo veprimtari e kundërligjshme.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Tiranë, si rezultat i hetimeve të zhvilluara në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Extra”, arrestuan në flagrancë shtetaset:

– K. H., 28 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”;
– D. L., 20 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Prostitucioni”.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve për këtë rast, u shpall në kërkim shtetasi K. H., 23 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një qendre masazhesh. Vijon puna për kapjen e tij.

Gjatë kontrollit të ushtruar në qendrën e masazheve, në Unazë të Re, që menaxhohej nga 23-vjeçari, u konstatua se shtetasja K. H. (motra e shtetasit K. H.), shfrytëzonte për prostitucion, një punonjëse në këtë qendër.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 60 500 lekë të rinj, të dyshuara të përftuara nga kjo veprimtari e kundërligjshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Vijon…

(Kosova Sot Online)