Rizvanolli: Më shumë kujdes për kursim të energjisë

  • E.K /
  • 11 January 2023 - 11:54
Rizvanolli: Më shumë kujdes për kursim të energjisë

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka treguar se pritet të përkeqësohet situata me furnizim me energji elektrike, përcjell "Kosova Sot Online".

Rizvanolli  ka shtuar se kjo nuk do të thotë që do të kemi reduktime.

Po ashtu, ministrja Rizvanolli ka theksuar se duhet kursyer energjia elektrike.

“Vendosëm masat emergjente për furnizim me energji, duke qenë se situata me furnizim me energji pritet që të përkeqësohet gjatë javëve në vijim, duke marrë parasysh uljen e temperaturave në të gjithë Europën. Po hyjnë në javë dhe muaj kritikë të dimrit. Kjo nuk do të thotë që do të kemi reduktime… Nuk jam duke e thënë këtë”, tha Rizvanolli.

“Kështu që po hyjmë në një fazë ku duhet të kemi edhe më shumë kujdes për kursim të energjisë, gjë që do të ndikojë në uljen e importit, në uljen e kostos së sistemit, si dhe në ruajtjen e buxhetit të shtetit”, tha Rizvanolli.

(Kosova Sot Online)