Bërnabiq: SHBA ka premtuar që Asociacioni do të nisë të zbatohet në janar

  • E.K /
  • 11 January 2023 - 12:39
Bërnabiq: SHBA ka premtuar që Asociacioni do të nisë të zbatohet në janar

Kryeministrja serbe, Ana Brnabiq, ka thënë se SHBA ka premtuar që Asociacioni do të nisë të zbatohet nga ky muaj janar, përcjell "Kosova Sot Online".

Brnabiq ka shtuar se zbatimi i Marrëveshjes së Brukseli do të ishte gjë e mirë.

“E vetmja gjë që mendoj se është e rëndësishme dhe në tryezë është premtimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës se në janar do të fillojë formimi i Asociacionit të Komunave Serbe. Kjo do të ishte shumë mirë, do të ishte zbatimi i Marrëveshjes së Brukselit”, tha Bërnabiq për TV Pink.

(Kosova Sot Online)