Bota me sy nga qielli, me 12 janar po vjen kometa e gjysëm shekullit

  • S.A /
  • 11 January 2023 - 13:23
Bota me sy nga qielli, me 12 janar po vjen kometa e gjysëm shekullit

Kjo mrekulli ndodh njëherë në 50 mijë vjet,  prandaj të gjithë  do ti kenë sytë nga qielli me 12 janar, shkruan "Kosova Sot Online ".

NASA ka zbuluar se një kometë, e cila shfaqet një herë në 50.000 vjet. Ajo është quajtur C/2022 E3 (ZTF) dhe do të shfaqet në qiell prej 12 janarit. Ky zbulim është bërë në datën 2 mars 2022 nga astronomët duke përdorur kamerën e vëzhgimit në Observatorin Palomar, në qytetin e San Diegos, Kaliforni.

Sipas Earthsky, ndërsa kometa i afrohet Tokës thuhet se do të pozicionohet pranë Yllit të Veriut.

Sipas NASA-s kometa do të jetë e dukshme për vëzhguesit përmes dylbive. Në hemisferën veriore do të jetë e dukshme gjatë janarit, ndërsa në hemisferën jugore në fillim të shkurtit.

Në varësi të asaj se sa e ndritshme bëhet në javët e ardhshme, C/2022 E3 (ZTF) mund të bëhet e dukshme me sy të lirë në netët e fundit të janarit.

Kometa në ndryshim nga yjet, dallohet nga bishtat e saj me vija pluhuri dhe grimcash energjike, si dhe koma e gjelbër e ndezur që e rrethon. Koma është një mbështjellje që formohet rreth një komete ndërsa kalon afër diellit, duke bërë që akulli i saj të sublimohet ose të kthehet drejtpërdrejt në gaz. Kjo bën që kometa të duket e paqartë kur vëzhgohet përmes teleskopëve.

(Kosova Sot Online )