Prizren: Nuk pagoi për qëndrim në hotel, arrestohet i mituri për 1,600 euro borxh

  • E.K /
  • 11 January 2023 - 13:28
Prizren: Nuk pagoi për qëndrim në hotel, arrestohet i mituri  për 1,600 euro borxh

Një i mitur është arrestuar në Prizren, pasi muaj më parë kishte mashtruar pronarin e hotelit mashkull  kosovar  duke mos paguar qëndrimin në hotel, shkruan "Kosova Sot Online".

Policia ka njoftuar se ankuesi ka thënë se vlera e dëmit është rreth 1600 €.

Ndërsa, siç thuhet në raport me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

"Rr. Bujtinat, Prizren 31.08.2022 – 16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar  i mitur, pasi që muaj më parë kishte mashtruar pronarin e hotelit mashkull  kosovar  duke mos paguar qëndrimin në hotel. Sipas ankuesit, vlera e dëmit është rreth 1600 €. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje", thuhet në raportin policor.

(Kosova Sot Online)