Djali i Xhafer Devës paditë në Berlin ambasadorin gjerman Jorn Rohde

  • E.K /
  • 11 January 2023 - 14:31
Djali i Xhafer Devës paditë në Berlin ambasadorin gjerman Jorn Rohde

Djali i ish-funksionarit Xhafer Deva, Valdet Deva, ka treguar se do të ushtrojë padi në një gjykatë të  Berlinit ndaj ambasadorit të Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, përcjell "Kosova Sot Online".

Deva ka shkruar se ambasadori ka vazhduar siç shkruan ai me akuza te rrejshme dhe te pabaza ndaj figures se Xhafer Deves.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, më herët kishte reaguar me shqetësim pas lajmit për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës, duke treguar se ai kishte qenë bashkëpunëtor i nazistëve që e kryen Holokaustin, gjenocidin ndaj hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Postimi i plotë:

PER HIR TE VERTETES!

Sot dorezohet padija ndaj Ambasadorit Gjerman ne Prishtine, Jörn Rohde, per shpifje te rende ndaj figures se Xhafer Deves. Padija dorezohet ne Gjykaten e Berlinit, Gjermani. Ambasadori ka vazhduar me akuza te rrejshme dhe te pabaza ndaj figures se Xhafer Deves, dhe ka marr rolin e Guvernorit duke na treguar se si te veprojme me punet tona te brendshme. Eshte per keqardhje qe as Ambasadori Rohde, e as koleget e tij ne Serbi, nuk reguan kaq ashper kur festohen dhe perkujtohen, Drazha Mihajlovici ose Slobodan Milosevic, te cileve , edhe permendore u kan ngritur ne shume vende ne Serbi! Eshte Turp i madh per Qeverine tone qe nuk ishin ne gjendje as nje fjale ta thone per keto akuza te pabaza, per ti treguar krejt botes se Shqyptaret mbrojne te verteten dhe figurat me eminente te Historise tone Kombtare!

Deshmitare jane te ftuar sipas padise, z. Jusuf Buxhovi, i cili nuk heziton ta thote dhe ta shkruan historine ashtu siq eshte, e jo si e ka porositur Serbia. Gjithashtu ftohet z. Faton Bislimi, ish deputet ne Parlamentin e Republikes se Kosoves, njeri i cili dita dites ben shume per Kosoven tone dhe popullin tone!

Duhet cekur, se ne gjithmone si popull do te jemi ne miqesi te afert me shtetin Gjerman, dhe nuk harrojme ndhmen qe na u dha kur patem nevoj me se teprmi, por Ambasadori Gjerman Rohde, ka treguar qarte, se eshte duke i sherbyer dikuj tjeter, dhe jo Shtetit dhe popullit bujar Gjerman!

(Kosova Sot Online)