Prokuroria: Vrasja e 65-vjeçarit ishte e dhunshme, dyshohet se u godit me një mjet të mprehtë

  • E.K /
  • 11 January 2023 - 15:32
Prokuroria: Vrasja e 65-vjeçarit ishte e dhunshme, dyshohet se u godit me një mjet të mprehtë

Prokuroria Themelore në Mitrovicë përmes një komunikatë për media ka japur detaje për vrasjen e një 65-vjeçarit brenda Shoqatës së të Shurdhërve dje në Mitrovicë, duke thënë se ka qenë anëtar i saj, shkruan "Kosova Sot Online".

Sipas prokurorisë vrasja është e dhunshme dhe sipas ekspertit mjeko-ligjor që ka dalur në vend ngjarje.

Në njoftim është thënë se dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e disa goditjeve me një mjet të mprehtë.

Po ashtu, prokuroria ka potencuar se lidhur me këtë rast deri më tani nuk ka persona të dyshuar.

Rasti është duke hetuar.

Postimi i plotë:

Mitrovicë, 11janar 2023 – Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton opinionin se me datë10 janar 2023, një person është gjetur i vrarë brenda Shoqatës së të Shurdhërve në Mitrovicë.Viktima ka qenë anëtar i kësaj shoqate, vrasja është e dhunshme dhe sipas ekspertit mjeko ligjor që ka dalur në vend ngjarje, dyshohet se ka ardhur si pasojëedisa goditjeve me një mjet të mprehtë.

Prokurori kujdestar ka dalur në vendin e ngjarjes, dhe ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Gjer më tani nuk ka të identifikuar persona të dyshuar për këtë rast, por prokurori i shtetit në koordinim me policinë janë duke zhvilluar hetime intensive në mënyrë që të identifikohet kryerësi i veprës penale “Vrasja”, me qëllim të arrestimit dhe vënies para drejtësisë.

(Kosova Sot Online)