Bislimi zbulon gjashtë takime të mbajtura fshehurazi me serbë

  • A.P /
  • 11 January 2023 - 16:49
Bislimi zbulon gjashtë takime të mbajtura fshehurazi me serbë

Pas ardhjes në pushtet një nga premtimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka qenë se do të fillojë dialogun me serbët e Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.


Besnik Bislimi gjatë intervistës i pyetur se pse s’ka takime me serbët që jetojnë në jug të Kosovës meqë asaj nuk i kujtohet që ndonjë ministër i Qeverisë të ketë qëndruar për vizitë ndonjëherë.

Bislimi ka thënë se s’është e drejtë që të thuhet se e kanë premtuar por s’e kanë filluar dialogun me serbët lokalë. Më pas ka zbuluar gjashtë takime të mbajtura fshehurazi, pesë prej të cilave thotë se janë zhvilluar në ambientet e Ambasadës së Suedisë në Kosovë dhe një në Qeverinë e Kosovës.

“Nuk është e drejtë të thuhet se ne premtuam por nuk e filluam atë dialog. Unë personalisht kam zhvilluar gjashtë takime me serbët vendas, pesë prej të cilave janë mbajtur në ambientet e Ambasadës Suedeze në Kosovë dhe me mbështetjen e Ambasadës Suedeze në Kosovë. Dhe unë mbajta një takim dhjetorin e kaluar në këtë dhomë”, ka thënë Bislimi.


Bislimi tutje ka thënë se ka pasur biseda me organizata që përfaqësojnë serbët lokalë nga veriu dhe jugu, përfshirë Mitrovicën e Veriut, Gorazhdecin, Graçanicën e të tjera. Megjithatë thotë se s’i kanë bërë publike për shkak se janë të vetëdijshëm se me çfarë mund të përballen këta serbë kur të bëhet publike se kanë filluar dialogun me Qeverinë e Kosovës.

Zv.kryeministri Bislimi tutje ka thënë se ministrja Emilia Rexhepi ka vizituar çdo komunë ku jetojnë serbë.Ndërkohë ka treguar se ka pasur kërkesa nga kryeministri Albin Kurti për t’u takuar me kryetarët e komunave në veri por Goran Rakiq kishte refuzuar.

“Prandaj, nëse ka hezitim për ta bërë këtë, atëherë duhet të mendojmë se kujt duhet t’ia atribuojmë këtë ngurrim. Sa herë që ka pasur një kërkesë që kryetarët e komunave të takohen me mua ose me zotin Kurti, ne gjithmonë e kemi bërë të mundur. Kam gati dy vjet që jam zëvendëskryeministër dhe në atë kohë jam takuar vetëm një herë me ta, kur kemi diskutuar për çështjen e energjisë me një kompani turke”, ka potencuar Bislimi.

(Kosova Sot Online)