Judah: S’ka vullnet politik për një marrëveshje Kosovë-Serbi

  • A.P /
  • 11 January 2023 - 18:36
Judah: S’ka vullnet politik për një marrëveshje Kosovë-Serbi

Për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, propozimin franko-gjerman dhe pritshmëritë për një marrëveshje gjatë këtij viti, ka folur gazetari britanik, Tim Judah në një intervistë për Atlantic Council, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Judah ka thënë se beson që për momentin s’ka vullnet politik për arritjen e një marrëveshje dhe se propozimi franko-gjerman s’është diçka e re dhe ndryshe nga gjërat që janë propozuar edhe në të kaluarën.

Ai thotë se në vazhdimësi është folur për një far lloji të njohjes “de facto”, për Asociacionin dhe një lloj autonomie.

“Nëse do të duhej të vendosja bast nëse do të kishte marrëveshje vitin tjetër, do të vendosja bast që s’do të ketë. S’do të vendosja shumë para për këtë, por ndjenja ime është që s’do të ketë”, ka thënë Judah.

(Kosova Sot Online)